Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vëllai i shqiptares që vrau veten në Greqi: Kjo çështje nuk mbyllet me kaq

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai i shqiptares që vrau veten në Greqi: Kjo

Vëllai i Fatbardha Palit që vrau veten pak ditë më parë në Greqi ka hedhur akuza të rëndaj ndaj kunatit të tij.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai pohoi se Fatbardha dhe Ilir Pali nuk jetonin bashkë prej dy muajsh, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin me njëri-tjetrin. Ai gjithashtu paralajmëroi se kjp çështje nuk do të mbyllet me kaq.

“Djali më tha që ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në një shtëpi. Kishin grindje për punë xhelozie. Në Facebook, ajo ka lënë amanet që Ilirin mos ta pranojmë në shtëpi, në Durrës. I ka lënë amanet djalit që Iliri mos të fusë nuse tjetër në shtëpi.

Motra ime e çoi deri në këtë gjendje se i vinte zor të ndahej, se kjo nuk nuk ka ndodhur në fisin tonë. Kishte 33 vite martesë. Ai (Iliri) mund ta ketë shtyrë motrën time, kjo çështje nuk mbyllet me kaq”, tha ai.

Para se të kryente aktin ekstrem, 47-vjeçarja hodhi akuza të rënda ndaj bashkëshortit dhe familjarëve të tij. Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, Fatbardha tregonte me detaje problemet dhe dhunimin nga partneri.

Fatbardha Pali pretendonte se bashkëshorti nuk ishte besnik ndaj saj dhe se e tradhtonte vazhdimisht me nusen e djalit të tezes dhe me nusen e vëllait.

Autoritetet greke kanë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, por të gjithë kanë mohuar në mënyrë kategorike fjalët e të ndjerës.

Një detaj që u vu re gjatë hetimeve është se një nga gratë e përmendura në letër kishte një llogari bankare me 40 mijë euro, shumë të cilën nuk e justifikonte dot ligjërisht. Nga ana tjetër, në shkrimin e saj shqiptarja pretendonte se paratë e saj, bashkëshorti iua kishte dhënë grave me të cilat kishte lidhje jashtëmartesore.

"Turp të keni, e mos bëfshi pikën e hajrit sa të jeni gjallë, se ma latë djalin jetim. Ma bëj hallall o bir, por babit ia hëngrën kurvat leket dhe unë u detyrova t'i djegë shpirtin, siç më dogji mua", shkuante Fatbardha.

Shuma e parave nuk u sekuestruar, por vetëm telefonat e tyre. Sakaq, edhe bashkëshorti ka mohuar gjithçka, por nuk dha një shpjegim se pse 47-vjeçarja kreu vetëvrasje.

Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hyzmetin tim. Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu, pikë hajri mos bëfshin o zot.

Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto.

Po jo te unë se unë ja ha lalën, boll durova shumë vite, vish fustanin Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë.  Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Iliri më tha hajde bëjmë se*ks sikur je dashnore, i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe. Jo më tha se*s që bën Lona dhe Mira ti se ke bërë kurrë në jetën tënde, se bën kurrë. Ok i thash merr ato. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam”, shkruan ndër të të tjerash Fatbardha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese