Hapësire reklamuese

Bota

Vëllai i pret me drapër kokën motrës shtatzënë, arrestohet adoleshenti

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai i pret me drapër kokën motrës shtatzënë,

Policia në shtetin perëndimor indian të Maharashtra ka arrestuar një adoleshent, i cili dyshohet se i preu kokën motrës së tij më të madhe shtatzënë.

Vajza 19 vjeçe, ishte martuar me një burrë pa pëlqimin e familjes së saj, thanë zyrtarët e policisë.

Ajo ishte duke bërë çaj kur u sulmua nga vëllai, që mbante një drapër në dorë. Më pas adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici.

Vëllai u dërgua në paraburgim për të mitur pasi avokati i tij tha se ai ishte më pak se 18 vjeç. Ajo që e bën edhe më makabre këtë ngjarje është se adoleshenti pasi i preu kokën motrës shtatzënë bëri edhe një “selfie”.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll