Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Vëllai i politikanes së njohur kundër Mesila Dodës: Po dëmton shqiptarët e Maqedonisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasi lideri i LSDM, Zoran Zaev kërkoi që deputetja e PDIU-së Mesila Doda të shpallet non grata nga Maqedonia, ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Zamir Mehmeti, vëllai i ish-deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti.

Në një postim në gjuhën maqedonase, Zamir Mehmeti kërkon nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë që të ndalojë retorikën kundër Maqedonisë, pasi ajo nuk i ndihmon shqiptarët në atë vend, por shkon në favor të ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi.

“Deputete Doda, nëse vërtetë brengosesh për shqiptarët në Maqedoni, duhet ta dish se retorika juaj politike nuk shkon në favor të zgjidhjes së krizës, dhe aq më pak i ndihmon shqiptarët. Kjo i ndihmon vetëm Gruevskit, që e quani antishqiptar dhe regjimit të tij. Shqiptarët në Maqedoni kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe kjo është Maqedonia evropian dhe qytetare”, shkruan Mehmeti.

Mesila Doda ka bërë thirrje nga Kuvendi për shkëputjen e territoreve të banuara nga shqiptarët në Maqedoni dhe shpallen non grata nga Shqipëria dhe Kosova të presidentit Gjorge Ivanov.

Më shumë

spot_img