Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vëllai i motrave që u vranë në Astir jep dëshminë TRONDITËSE: Përparim Ademi i linte shtatzënë të dyja, 10 fëmijë të tyre i ka shitur në Selanik

Shkruar nga Newsbomb

Vëllai i dy motrave që u vranë në Astir ka dhënë detaje tronditëse nga jeta e tyre.

Në një intervistë për Top Channel, Bashkim Ademi ka thënë se i dashuri i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit ka pasur fëmijë me të dyja motrat. Ai tha se Përparim Ademi ka shitur 10 fëmijë të tyre.

Ai tha gjithashtu se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani.

Po ashtu edhe motra e tyre, ka dhënë dëshmi tronditëse në lidhje me marrëdhënien që Përparim Ademi kishte me Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin. 

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe.

Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.

Motrën e madhe e la, pasi nuk bëntë më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë motra e tyre Adriana. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll