Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Vëllai i Meritonit refuzoi të takonte Ilnisën, reagon vëllai i saj: S'do e bëja atë..

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai i Meritonit refuzoi të takonte Ilnisën, reagon vëllai

Kevin Agolli, vëllai i Ilnisës, ishte i ftuar në "Big Brother Vip Fun Club" dhe reagoi në lidhje me takimin e Meriton Mjekiqit me vëllain e tij në spektaklin e kaluar.

Rinori, vëllai i Kevin, u pyet nëse do të donte të takonte dikë tjetër nga banorët e Big Brother, përveç Meritonit, por ai nuk pranoi. Kjo përgjigje u interpretua nga shumë si një shenjë se ai nuk e miraton lidhjen e Meritonit me Ilnisën.

Megjithatë, Kevin pranoi se Meritoni dhe Ilnisa pëlqehen, por duke theksuar se lidhja mes tyre është në kuadrin e lojës. Ai gjithashtu pranoi se nëse ai do të futej në shtëpi, do ta takonte edhe Meritonin.

“Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri tjetrin në vendimet tona, sidomos kur kemi ndjesi të mira, nuk ndërhyhet kur ka ndjesi të mira. Ajo dasëm ishte në kuadrin e lojës, padyshim. Ata kanë një pëlqim dhe Ilnisa nuk e etiketoi marrëdhënien në mënyrë klasike por tha se është diçka shumë shpirtërore që nis prej fjalës dhe arrin deri tek ndjesia e mirë që ata të dy i japin njëri tjetrit.

Unë mendoj që nga ana Ilnisës jo, ajo i shpjegoi që ti je shumë i lirë që të shkëputesh nga unë, nëse kuptove diçka nga mesazhi i vëllait. Nuk e shoh nga ana e Ilnisës por as nga e Meritonit. Unë do thoja që Ilnisa është lojtarja më e fortë individualisht”, tha Kevin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese