Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Vëllai i madh e tregoi veten”, mjekët e Kosovës duartrokasin Ramën në Kukës, kryeministri: Jemi gati të bëjmë më shumë, e ardhmja jonë është një!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3b7ee7e5fdcf034d66d96efbd4e267e

Rreth 250 mjekët e parë që kanë arritur sot në Kukës, nga spitalet e Kosovës, kanë nisur të vaksinohen me AstraZeneca. Të pranishëm atje kanë qenë kryeministri Rama dhe Manastirliu.

“Vëllai i madh e tregoi veten”, i tha Ramës Blerim Syla, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Ndërkohë, kryeministri premtoi se kjo nuk do të jetë mbështetja e vetme, pasi mjekë të tjetër nga Kosova do vaksinohen me vaksina nga Shqipëria.

“Kjo ka pas një jehonë të madhe në Kosovë. Vëllai i madh e ka tregu veten. Për ne është një fillim i bukur dhe shumë i mirë. Jam i impresionuar me pritjen që na kanë bërë punëtorë shëndetësorë. Shpresoj tua kthejmë në një mënyrë tjetër, jo kështu”, i tha Syla Ramës.

Kryeministri u prit me duartrokitje nga mjekët e Kosovës, dhe u premtoi se Shqipëria pret një tjetër ngarkesë me vaksina dhe mbështetja për mantelbardhët përtej kufirit do vazhdojë.

“Ne jemi gati të bëjmë dhe më shumë. Por për momentin është e rëndësishme të fillojë me bluzat e bardha atje se aty është rreziku më i madh. Nuk ka kuptim që ne mbaruam tonat dhe ju s’kishit filluar akoma. Qysh në momentin e parë që ne filluam, kemi kontaktu Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë. Kemi thënë ne jemi gati.

Problemi është që kompanitë nuk lejojnë rieksportim. Pra, nëse ne do i nxirrnim nga territori atëherë do kishim problem të madh, sepse është në kontratë që nuk lejohet. Kjo është njësoj si me qenë në Kosovë. Ne jemi një. S’kemi pse e vëmë në diskutim, e ardhmja dihet se cila është. Edhe në të sotmen, ne jemi një, jemi bashkë. Mirë se keni ardh. Ne nuk do ta lëmë vetëm me kaq”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img