Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Vëllai i madh” dhe “vëllai i vogël", kodet që përdonin trafikantët që shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
“Vëllai i madh” dhe “vëllai i vogël",

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar dje në Tiranë, ku u arrestuan 20 persona dhe 4 u shpallur në këkrim.

Personat në fjalë ishin pjesë e grupeve kriminale që shpërndanin kokainë pranë shkollave të Kryeqytetit.

Mirëpo së fundmi janë zbardhur të tjera detaje, ku tregojnë kodet që përdornin trafikanëtët me mesazhe për kokainën dhe kanabisin.

Disa nga kodet që ata përdornin ishin vëllai i madh, vëllai i vogël, pluhur zane dhe seqe. Vëllai i madh dhe vëllai i vogël lidhet me sasinë e kokainës që do të shpërndahej, ndërsa seqe për kanabisin.

Kujtojmë që pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë.

LEXO EDHE: 20 të arrestuar dhe 4 në kërkim/ Policia e Tiranës godet dy grupet kriminale, shpërndanin kokainë në lokalet e natës dhe pranë shkollave

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese