Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vëllai i kryetarit të veteranëve dhe kushëriri i Ramush Haradinaj, ndërron jetë Agron Haradinaj

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai i kryetarit të veteranëve dhe kushëriri i Ramush

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur sot një minutë heshtje për veteranin Agron Haradinajn, i cili ka ndërruar jetë këtë të enjte pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Lajmin për vdekjen e Agron Haradinajt e ka bërë të ditur Kryetari aktual i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku. Sipas këtij të fundit, ish-luftëtari i UÇK-së vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej jashtë vendit.

Agron Haradinaj ishte vëllai i kryetarit të arrestuar të organizatës së veteranëve të UÇK-së. Nesim Haradinaj, i cili është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë. Po ashtu, veterani i ndjerë ishte dhe kushëriri i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

"Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj. I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni. Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve! Lavdi jetës dhe veprës së tij", thuhet në njoftim.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll