Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
32 %
2.6kmh
0 %
Die
2 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Vëllai i Fredi Rrushit mohon të ketë gisht në vrasje, hetuesit i nxjerrin pamjet dhe qelizat telefonike: Ka qenë në Dajt me biznesmenin Hoxha

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pajtim Rrushi, i arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, bashkë me vëllain e tij Ferdinant (Fredi) Rrushi, ka mohuar para hetuesve të ketë gisht në ngjarje. Mirëpo, sot Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet.

Edhe pse Pajtim Rrushi mohon përfshirjen në ngjarje, ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjes dhe mbi të rëndojnë dy vepra të rënda penale, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”.

Gajtë marrjes në pyetje hetuesit e kanë ballafaqur Pajtim Rrushin me fakte dhe prova, si pamje filmike dhe qeliza telefonike të celularit të tij dhe viktimës.

Ai dyshohet se ka ndihmuar vëllain e tij Fredi Rrushi për të çuar me makinë në Qafë Mollë, Dajt, biznsmenin Rruzhdi Hoxha. Aty ai u gjet i hedhur në një greminë, i mbuluar me zhavor dhe gurë në mënyrë që të mos gjendej. Makinën “Passat” e cila po kërkohet dhe sot, dyshohet se e ka fshehur Pajtim Rrushi.

Grupi hetimor ka kamera sigurie të shumta që hedhin poshtë pretendimet e Pajtim Rrushit, për mos-përfshirje në vrasje. Por pamjet filmike dhe qelizat telefonike të autorit dhe viktimës tregojnë të kundërtën. Mes datave 20 dhe 21 tetor rezulton se ata kanë qenë në zonën e Dajtit, të lidhur në të njëjtën antenë celulare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img