Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Vëllai i Dardan Krivaqës reagon pas arrestimit të tij: Të marrë dënimin e merituar, na njollosi e lëndoi. Ngushëllime familjes Osmani!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Familja e Dardan Krivaqës ka thyer heshtjen pas krimit të rëndë të kryer nga ai një ditë më parë në Ferizaj.

Ka qenë pikërisht vëllai i autorit që dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren, Marigona Osmani, i cili dënon krimin makabër të Dardanit dhe i shpreh ngushëllimë familjes së vajzës.

albsig

spring

Në një postim në Facebook, Kastrijot Krivaqa shprehet se i vëllai gjithë jetës u ka sjellë probleme dhe se asnjëherë nuk i ka pranuar këshillat e familjes.

Postimi i plotë i Kastrijot Krivaqës:

Prindër, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajt:

Pranoni ngushëllimet me të sinqerta që burojnë thellë nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmën e Allahut ta përballojmë ketë TRAGJEDI.

Ky Krim Makaber që e bëri “vëllai im” na la pa asnjë fjalë të gjithëve. Vërtet jemi të traumatizuar dhe të prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin që bëri, Njollosi dhe Lëndoi tërë familjen tonë.

Gjatë tërë jetës na ka sjellë Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe përfill këshillat tona.Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familje qysh në moshë shumë të re nga se herët kam mbet pa Baba, por jam mundu që “vëllain” ta këshilloj dhe ndihmoj, por ai asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd.

Me rastin e kapjes dhe arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe ndihmës që bënë qytetarët, unë i përgëzoj dhe shpresoj se Ligji do t’ia shqiptoj dënimin meritor, si dhe shpresoj qe ky krim makaber do të mobilizon te gjithë neve për te i evituar krimet, dhe të luftojmë për mirëqenien e fëmijëve tanë.

Në veçanti edhe njëherë i shprehi ngushëllime Familjes Osmani.

Zoti ju dhasht forcë dhe gajret.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img