Vëllai i Dritëro Agollit emocionoi të gjithë të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve ku po mbaheshin homazhet në nder të shkrimtarit. Tajari falenderoi të gjithë të pranishmit, teksa shtoi se nuk ishte vëllai i tij por vëllai i të gjithëve.
“Unë jam vëllai, ishte vëllai im, dhe vëllai i të gjithëve ne.
Të gjitha llafet u thanë në mënyrë të shkëlqyer. Ju falenderoj të gjithëve për fjalët e mira që thatë gjithë të pranishmëve.
Ai kishte akoma shumë të thënë dhe jo pa kuptim është shkruar “Prit edhe pak”...ai donte të mbronte të gjithë të mirat e vendit, të godiste të metat e vendit me llafe të mira, me edukim. Ai kishte anën shpirtërore. Kështu që unë s’kam çfarë të them më shumë”,-tha Tajar Agolli duke emocionuar të gjithë të pranishmin në sallë të cilët u ngritën në këmbë dhe duartokitën.