Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vëllai denoncon në policinë e Durrësit: Më kanë marrë peng motrën! Më telefonoi dhe më tha se e morën 4 burra

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai denoncon në policinë e Durrësit: Më kanë

Një grua e re e quajtur Areta Çauli dyshohet se është marrë peng prej disa ditësh. Denoncimin në polici e ka bërë vëllai i saj Ilirjan Çauli, i cili shprehet se e motra është larguar nga banesa 6 ditë më parë.

Ai tregon se Areta ishte në proces divorci dhe së fundmi jetonte në lagjen nr.13, ndërsa punonte në një hotel.

“Pas divorcit është vendosur në Durrës së bashku me dy fëmijët. Ajo ka qenë në proces divorci në gjykatën e Pogradecit. Ajo punonte në një hotel në zonën e plazhit. Ditën e hënë ajo ka shkuar në punë dhe ja qëndruar vetëm 2 orë e më pas është larguar. Ka njoftuar një mikeshën e saj që të njoftonte nënën e saj se po shkonte në Pogradec për punën e divorcit dhe familjarët e saj të merrnin djemtë nga kopshti dhe shkolla më pas telefoni i saj ka qenë i fikur”, tha Ilirjani në Report Tv.

Ai thotë se e motra e telefonoi dhe i tha se e kishin marrë peng 4 burra, ndërsas në tëlefon i kanë ardhur foto nga ajo, ku Areta shihet duke marrë serum, ndërkohë që nuk dihet asgjë për gjendjen e saj shëndetësore. Ilirjani dyshon se e motra mund të jetë marrë peng, por thotë se nuk e di se kush mund ta ketë bërë këtë.

“Telefoni i saj herë pas here aktivizohet në periudha fare të shkurtra dhe ka qenë e pamundur lidhja me të. Unë kam dyshimet e mia ,por nuk mund t’i them për shkak të hetimit që po kryhet por ia kam thënë policisë”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese