Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Vëlla s’mundem më, amanet fëmijët!” 41-vjeçarja në Berat vret veten me fostoksinë

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. Një tjetër grua ka ndërmarrë aktin e tmerrshëm për t’i dhënë fund jetës. Kësaj here në fshatin Bilçë në Berat, ku 41-vjeçarja Shpresa Kreku i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar fostoksinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku viktima pas një sherri në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Kreku, i cili prej një viti jeton në Selanik të Greqisë, ka konsumuar tre kokrra fostoksinë.

Pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe ia ka lënë amanet fëmijët e saj.

“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, mësohet t’i ketë thënë 41-vjeçarja të vëllait pasi kreu aktin e rëndë.

Ne foto: Viktima Shpresa Kreku Ne foto: Viktima Shpresa Kreku

Mësohet se pas kësaj telefonate i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e së motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike për jetën. Ai e ka dërguar në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, mirëpo fatkeqësisht 15 minuta pas mbërritjes ajo humbi jetën.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese