Nënkryetari i PDK së Kosovës, Xhavit Haliti ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të hapë qendra për të vaksinuar qytetarët e Kosovës.
Kjo pasi sipas tij institucionet e Kosovës janë duke e neglizhuar sigurimin e vaksinave. Ai i kërkon Ramës të veprojë sa më shpejt si në rastin e bluzave të bardha të Kosovës që po vaksinohen në Kukës.
Ai vetë tha se kërkon të marrë çfarë do lloj vaksine që marrin qytetarët e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Xhavit Halitit:
Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama
Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.
Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.
Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.
Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.