Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Veliajn e ka konfirmuar puna e tij', Ahmetaj: Dikur na merrej për dobësi edhe maturia, PD merr hapa ekstrem sa herë që...

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se fokusi i Kongresit të PS-së është përgatitja për zgjedhjet e 30 qershorit.

'Erion Veliaj është tashmë i konfirmuar nuk ka nevojë për një konfirmim të dytë dhe të tretë, e ka konfirmuar puna e tij', tha Ahmetaj jashtë Kongresit për mikrofonin e News 24, ndërkohë që protestat e opzitës i cilësoi hapa ekstremë për të dëmtuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

'Dikur, dikur na merrej për dobësi edhe maturia. PS është parti që punon për ditë dhe nuk bën antimiting. Bën zhurmë por në Parlament ama. Për ne protestat janë normale deri në momemtin kur janë në shtratin ligjor dhe nuk dëmtojnë imazhin e vendit dhe hapjen e negociatave. Si ka mundësi që PD sa herë ka ngjarje të rëndësishme në vend ka sajuar qëndresa ekstreme negative artificiale. Sa herë vendi ka nevojë për mbështetje ata bëjnë hapa ekstreme. Përgjigjen t'ia gjejnë vetë qytetarët', tha ish-ministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese