Hapësire reklamuese

Aktualitet

Veliaj zbuloi emrat e JOQ dhe Lolitës, reagon Shoqata e Gazetarëve Europianë: Akt i rëndë, kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë!

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj zbuloi emrat e JOQ dhe Lolitës, reagon Shoqata e Gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve Europianë ka reaguar për veprimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili pak ditë më parë zbuloi me emra dy pronarët e faqeve online të cilat, sipas tij u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë.

Pasi Veliaj iu zbuloi emrat, disa medie publikuan menjherë fotot e dy pronarëve të JOQ dhe Lolita.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Europianë, Ricardo Gutierres shkruan se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe e drejtës së anonimitetit.

Ai shton se zyrtarët publikë duhet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe jo të kërcënojnë zërat kundërshtues.

Deklarat e plotë:

Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që zbuloi identitetin e administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).

Veliaj publikoi emra dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më pare, ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte drejt tyre, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.

I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kundërshtues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese