Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Veliaj vlerëson studentët tanë në Londër, reagojnë studentët brenda vendit

Lajme të ngjashëm

“Studentët shqiptarë në Londër, inteligjentë e të palodhur, më bënë që të ndihem shumë krenar”. Ky është statusi që ka hedhur në facebook, ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, ndërsa e shoqëron me një foto mes studentëve. Që prej dy ditëve ministri Veliaj vazhdon vizitën e tij në Londër.

Por menjëherë pas kësaj fotoje, i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve të tjere që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Kanë kërkuar sqarime nga ministri se pse ata që studiojnë në vend nuk vlerësohen njëlloj e pas përfundimit të studimeve punojnë nëpër call center. Ledjona Xhardo i shkruan: Nuk është se ne që jemi në Shqipëri jemi më pak inteligjent apo më pak të palodhur. Por sistemi arsimor në Shqipëri nuk t’i ofron mundësitë e duhura. S’e kuptoj pse ju jepet më shumë përparësi këtyre që studiojnë jashtë ndërsa ne këtu mbarojmë ato pesë vite, paguajmë dhe aq sa do shteti dhe në fund përfundojmë call center”. 

Më shumë