Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve të Njësisë 1: Në PS ka një mesazh, një për të gjithë, të gjithë për një; PD e qeveris kunati

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fbe8937c0fea907287da21b422b4ad6c

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u dorëzoi sot kartat e anëtarësimit socialistëve më të rinj në Njësinë 1.

Ai i siguroi të rinjtë se Partia Socialiste nuk i ndan njerëzit në të majtë e të djathtë, pasi i quan të gjithë një familje.

“Familja jonë socialiste ka vetëm një mesazh: një për të gjithë, të gjithë për një. Por, PS-ja nuk do të jetë kurrë familja ku, për djalin ose vajzën, i vëmë zjarrin Shqipërisë. Nuk do të jetë kurrë familja që, për ata njerëz që nuk bien dakord, gjuajmë me plumba në mish, siç ka ndodhur në 21 Janar apo në Gërdec. Kush vjen nga PD-ja duhet ta dijë fare qartë se kjo nuk është familja ku, ata që drejtojnë në vitin e pandemisë e kanë mendjen të shtojnë vilat. Kjo nuk është familja që e qeveris kunati. Në familjen tonë qeveris shumica”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se PD dhe LSI janë në prag të shpërbërjes, duke theksuar se po kandidojnë për deputetë njerëz të dënuar për shpifje.

Më shumë

spot_img
spot_img