Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj tregon eksperiencën me çunin në Japoni: Na mbajti fjalim 13 orë, kujt i ngjau???

Shkruar nga Newsbomb

Erion Veliaj doli sërish sot për Krishtlindje në Top Channel ku foli për fëmijët dhe djalin e tij Kajan, që për herë të parë e mori në Japoni, kur ai është thjesht 2.5 muajsh.

Veliaj tregoi eksperiencën tjetër me fëmijën, duke thënë se në kthim, ishte shumë i zhurmshëm.

Deklarata e Veliajt në TCH:

Hera e parë që kam qenë jashtë shtetit, isha në Japoni dy muajsh. Kur ikëm 13 orë nuk ndodhi gjë. Kur u kthye ngaqë ndryshoi orari, Ora 12 e natës, është ora 8 e mengjesit. Ka bërë zbor, ka mbajtur fjalim. Kujt I ngjau? Hë pra hë, kujt I ngjau. Këtë guximin e kishte Ajola. Po Ajola supergaripe. Njerëzit I thoshin c’është kjo torturë. I thashë ajolës ta lëmë me mamat. Dhe ajo tha jo. Dhe tani na bën zbor. Pavarësisht se thonë këtë, mamat thonë, bravo lali, dhe I bëjnë zbor burrit. Unë kam bërë një pakt dhe me punën dhe me veten. Gjerat në darkë nuk I bëj më. Shkojnë nënkryetarët e bashkisë. Nuk dua të jem nga baballarët që fëmijët e harrojnë. E kam dhe antistres, merrem me një punë që heq mendjen nga gjërat e punës. Mamat që kam takuar, po i bëjnë namin cunave. Edhe burrat më cojnë fotot me shkumë. Fakti që kam inkurajuar burrat është gjë e mirë. Në dimer dhe në ftohtë nuk e nxjerrim çunin. Në fundjavë merrem. Po tani që dal me karrocë jam super i vëmendshëm. Ka disa trotuarë që prej shtesave dhe legalizimeve. Gjithë rripi te shallvaret është I ngushtë. Tashmë po i marrim rrugës. Unë njëherë në muaj bëj takim me stafin me një furgon me mikrofon. Isha shumë i mërzitur njëherë me trotuarët. Dhe i thosha Tonit: ore ca fiksimi kanë me trotuarët. Dhe ai tha se kështu janë mësuar. Atëherë i thashë që punonjësit të marrin nga një karrocë dhe ta provojnë. Në fillim të punës tema ime e parë ishin cerdhet dhe kopshet. I bëja pyetjen vetes: do punojmë për gjeneratën apo sot për nesër. Ndaj filluam me cerdhet kopshtet. Pastaj vazhduam me këndin e lojrave. Dhe me erdhi cudi që edhe politika e presidenti u përfshinë më mërziti shumë. Cdo muaj e kam parim të kemi një kënd lodrash. Pra nuk flasim në parim. Filozofia në bashki është: kjo është pula jonë, duhet të bëjmë një vezë në ditë. Pra cdo ditë të kemi një punë të kryer. Kur shoh fëmijë që merren me sport me vullnetarizëm apo garë kush mbolli pemë, më jep shumë shpresë për nesër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu