Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj: Tirana do ketë Teatrin Kombëtar më të bukur që ka Ballkani në 100 vitet e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj: Tirana do ketë Teatrin Kombëtar më të bukur që

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë televizive, tha se Teatri i ri Kombëtar do të jetë teatri më i bukur që do ketë Ballkani dhe jo vetëm, në 100 vitet e fundit.

"Tirana do të ketë Teatrin më të bukur që ka nahija jonë, Ballkani dhe Europa Lindore në 100 vitet e fundit. Do të jetë një hapësirë moderne. Siç nuk jam tërhequr as nga Liqeni, as nga sheshi, as nga Kalaja, as nga lidrat, as nga Astiri nuk do tërhiqem as nga kjo vepër dhe për këtë ju jap fjalën", u shpreh Veliaj për MCN.

Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur disa ngjarje dhe përplasje për Teatrin e Ri, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos e kaluar hapësirën e Teatrit të vjetër në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Megjithatë kryebashkiaku shprehet optimist se gjithçka do të vijojë sipas planit, dhe se vendi ynë do të ketë Teatrin më të bukur në Ballkan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll