Hapësire reklamuese

Aktualitet

Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistroni adresën e saktë para 10 majit, na ndihmon të...

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë sot thirrje qytetarëve të regjistrojnë adresën e banimit. Veliaj është shprehur se nga sot është banori i lagjes nr.13.

“Jam sot më në fund banor i Lagjes nr. 13 në Tiranë. Për të marrë shërbimet e bashkisë sime, jam regjistruar aty ku banoj. Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Duke qenë banor i kësaj lagjeje, bashkia ime, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, do të buxhetojë invesime për këta banorë që janë regjistruar këtu. Ndaj, 10 mijë herë faleminderit, për 10 mijë banorët që e kanë kryer këtë procedurë të thjeshtë”, tha Veliaj.

Zyrat e reja të njësive administrative po afrojnë shërbimet e Bashkisë së Tiranës gjithnjë e më pranë qytetarëve. Ai tha se ky ndryshim do t'u vijë në ndihmë vetë banorëve të zonës, të cilët do të kenë mundësi të marrin më shpejt dhe të përfitojnë më shumë shërbime. “Unë si prind i ri mund të regjistroj fëmijën në një kopsht, çerdhe, apo deri tek nevojat e shërbimeve funerale në fund të jetës, nëse jam i regjistruar në Tiranë. Do të thotë, nëse dikush ka nevojë për ndihmë ekonomike, banesë sociale apo për çfarëdo lloj shërbimi tjetër, qoftë edhe për investimet që bëjmë në lagje, nga pastrimi, tek gjelbërimi, asfalti që hedhim, na duhet numri i saktë i banorëve. Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, sidomos në lagjet e reja, 12, 13, 14  apo edhe banorë që mund të kenë vite në Tiranë, por prej ndonjë legjende urbane e mbajnë gjendjen civile në një qytet tjetër, të regjistrohen në njësinë ku banojnë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia”, tha ai.

59648867_330093074232336_1168092523097227264_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.