Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Veliaj të shtunën zyrtarisht kandidat për Tiranën, ndan një video-mesazh: Kam nevojë për ju, dua të më jepni një dorë për 4 vitet e ardhshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d32879c2d85d35a080e36ed6399eeea7

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në takimin e së shtunës që do të organizohet në Sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të turit “Bashkia që duam”

Përmes një videomesazhi të komunikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, ai thekson se mbështetja e qytetarëve është e rëndësishme për të çuar më tej punën e nisur, për ta kthyer Tiranën në qytetin që e duam të gjithë.

Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se do të jetë Sheshin “Nënë Tereza” bashkë me familjen e tij, ndërsa fton që këtij aktiviteti t’i bashkohen edhe qytetarët e Tiranës bashkë me familjen e tyre.

“Përshëndetje! Katër vite më parë ne nisëm një rrugëtim të jashtëzakonshëm për Tiranën. Vizatuam një ëndërr se çfarë mund të ishte qyteti ynë ideal. Ndërtuam fillimisht çerdhet, kopshtet, shkollat, pastaj parqet, këndet e lodrave, më pas sheshin “Skënderbej”, Bulevarin e ri, Liqenin, dhe Pazarin. Por ne e dimë që e mira s’ka fund. Ndaj unë sërish kam nevojë për ju. Kam nevojë për ndihmën tuaj. Dua të më jepni një dorë që katër vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën akoma më tej. Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty, me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 23 mars, në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku ne do të fillojmë katër vitet e një energjie të jashtëzakonshme për Tiranën, për ta bërë qytetin e ëndrrave, realitet. Qyteti ynë nuk i nënshtrohet dhunës, dhe bullizmit. Qyteti ynë do kujdesin, do kulturën, do zhvillimin. Shihemi të gjithë të shtunën, bashkë me familjet tona!”, shprehet kryebashkiaku Veliaj.

Linku i videomesazhit:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img