Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj: Protesta në park, 'gjurulldi' kundër reformës në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb

Në përmbyllje të një ditë të vështirë për të, për qeverinë, por edhe për vetë opozitën, Erion Veliaj ishte këtë të hënë në Top Story me Sokol Ballën në Top-Channel, ku tha se nuk ka më asnjë alibi kundërshtuese për projektin e parkut të lojrave të Liqenit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli në panel dokumentat që rrëzojnë, sipas tij, pretendimin e opozitës se objekti nuk ka marrë leje ndërtimi.

“Parku i lojërave ka marrë lejen e ndërtimit me një vendim KKT-je firmosur më 12 shkurt. Kemi kthimin e përgjigjies nga Lefter Koka meqënëse kemi vlerësim të ndikimit në mjedis dhe duke qenë se bëhet fjalë për këtë, Ministri provon që për këtë ndërhyrje që nuk është pallat dhe ndërtesë”, tha ai.

Në kendvështrimin e Veliajt aksioni i opozitës për këtë park ka të tjera objektiva dhe kryesori është pengimi i reformës në drejtësi.

Sa i takon protestave për dëmshpërblimet në Bulevardin e Ri, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se gjithçka po bëhet në zbatim të ligjit të kompensimeve që është në fuqi. Ai foli për dy alternativa që u janë dhënë qytetarëve dhe akuzoi disa prej personave që protestojnë se kërkojnë të përfitojnë edhe çmimin e tokës, ndërkohë që toka nuk është e tyre.

Lidhur me Sheshin Skënderbej, Veliaj u shpreh se ai do të rindërtohet mbi bazat e projektit që nisi zbatimin në kohën e Edi Ramës, por që pas 2011 u ndryshua nga Lulzim Basha pas zgjedhjes kryebashkiak.

Sheshi skënderbej dëgjesa për t’u treguar njerëzve si do të jetë ky projekt,

“Projekti bazohet kryesisht tek ideja e vjetër e Edi Ramës por do të ketë disa. Ka një diferencë. Sheshi mund të konceptohet me disa ishuj të gjelbër, me më shumë gjelbërim. Do të shkojmë në një koncept 50 përqind gjelbërim me 50 masë e ngurtë dhe në total besoj që do të kemi mbi 5 mijë pemë dhe nuk është planifikuar ndërtim tjetër”, u shpreh ai.

Lidhur me trafikun, Veliaj tha se ai do të jetë kostoja e zhvillimit të qendrës së qytetit, megjithatë shtoi se me përfundimin e Unazës së Vogël dhe punimet pjesë-pjesë në shesh ngarkesa në rrugë do të lehtësohet.

Në fund, Veliaj foli për Kongresin e Partisë Socialist dhe debatin e brendshëm në këtë forcë politike. Ai e cilësoi normal faktin që mbajti i pari fjalën duke mohuar se ka lidhje me “ngritjen politikisht të tij”.

Sa i takon debatit për zgjedhjen e kryetarit, Veliaj deklaroi se Rama u konfirmua dy herë në krye të partisë, në zgjedhjet e 2013 dhe në zgjedhjet e 2015-s. Ai i quajti reformat e ndërmarra nga qeveria e kryeministrit Edi Rama si historike.

“Historia do të jetë bujare me Edi Ramën”, mbylli intervistën e tij në Top Story, kryebashkiaku i Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.