Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Veliaj poston një foto shumë të bukur nga Tirana, por qytetari i ankohet për autobusin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka publikuar sot një pamje shumë të bukur të kryeqytetit. Rruga e Kavajës, e cila është me trotuare të rregulluara e pemë të lulëzuara . Por përpos bukurisë që ka marrë rruga, një qytetar i kujton kryebashkiakut se duhet ta shohë njëherë çështjen e urbanit të Tiranës së Re.

“Foto  e bukur….Por një shqetësim kam…Shikoje njëherë atë linjën e urbanit të Tiranës së Re….Më shpejt shkon në këmbë sesa me autobus në destinacion. Për të ardhur thjesht nga Dogana për te Rektorati duhet mininimumi 45 minuta….Më shpejt shkon në Durrës sesa me autobusin e linjës dhe një linjë që nga aty që ju përmenda dhe deri te Rektorati, nuk është më shumë se 5 km…’’, i shkruan qytetari.

Në fakt kjo linjë sot, në autobusin që qarkullonte në orën 08:45 nga ‘’Don Bosko’’, drejt qendrës jo vetëm që kishte lënë të priste me dhjetëra qytetarë për thuajse 30 minuta, por as nuk ndaloi në stacionin e përcaktuar nga bashkia, duke bërë që qytetarët të vraponin për ta kapur. Nga ana tjetër fatorino dhe drejtuesi i autobusit nxitonin duke u bërtitur që të hipnin shpejt, duke mbyllur edhe dyert me nxitim. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk u lëndua nga mbyllja e dyerve në këtë mënyrë, por sjellje të tilla që janë edhe ofenduese për qytetarët duhet të marrin fund. Kompanitë  e transportit publik duhet të gjejnë forma të tjera për të maksimalizuar fitimin, duke mbajtur njerëz të aftë e qytetarë në drejtimin e mjeteve dhe dhënien e biletave si dhe duke përcaktuar mirë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës të gjitha oraret se kur duhet të jenë në stacion, të cilat nuk duhen shkelur nëse duam të kemi transport publik të mirëorganizuar në kryeqytet.

Lexo edhe:AUTOBUSI QE SHTYPI SOT NJE QYTETAR NE SHTATOR ECTE SHUME NGADALE.JA DENONCIMI

Më shumë

spot_img
spot_img