Hapësire reklamuese

Aktualitet

Veliaj poston fotot: E duam Shqipërine si gjithë Europa? Tirana xixë sërish

Shkruar nga Newsbomb

Pas gati tre orësh u mbyll protesta e opozitës së bashkuar duke lënë pas në rrugët e kryeqytetit mbeturina, shkopinj, fishekzjarre të shpërthyera dhe banderola.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrejetet sociale duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për ta dashur Shqipërinë si gjithë Europa.

“E duam Shqiperine si gjithe Europa? Mund ta mbrrijme vec me pasterti, respekt, paqe e miresi!

Deshperimi i nje minorance te rene vakti e te refuzuar nga cdo banak vizash perendimore, nuk eshte hall i Shqiperise, por i SHQUP-it! Flm kolegeve, Tirana xixe serish”, shkruan Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.