Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Veliaj poston foton me djalin pas shërimit nga Covid: Më i fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve, më sëmbon zemrën për ata që nuk ja dolën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

57d7761f8139183e4853aee3c67bdf92

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj pas lajmit se është shëruar nga koronavirusi, ka postuar një foto me të birin në krahë.

Veliaj shfaqet me mjekër dhe të birin në krahë, Kajan, teksa thotë se tani që është shëruar është më i fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, ai ka falenderuar Ministren e Shëndetsësisë Ogerta Manastrirliu dhe të gjithëve ata që e kanë këshilluar gjatë kësaj beteje me virusin.

Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të në këtë situatë duhet të bashkëpunojnë me bluzat e bardha për tja dalë mbanë në këtë betejë.

Postimi i plotë:

Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë.

E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë.

Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë!

Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë!

Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve!

Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj!

Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img