Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Veliaj për rezultatin e LSI: U reduktua thela e kokoshit, PD na ndihmoi ta përgjysmojmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një rezultat aspak të kënaqshëm, ndërsa deputetët llogariten të jenë vetëm 5, duke lënë jashtë emra të njohur si Luan Rama dhe Petrit Vasili.

I pyetur për rezultatin e LSI-së deri tani, Erion Veliaj tha se “është një dyqan privat që duhej përgjysmuar dhe se për këtë i ndihmoi vetë Partia Demokratike, pasi kuptoi me kë kishte të bënte”.

“Ka qenë strategjia jonë për të përgjysmuar një koorporatë private siç është LSI. Është një dyqan privat. Nuk më rezulton që të ketë ndihmuar PSD, më shumë na ndihmoi PD sepse mori mbrapsht të vetët, ata njerëz që të gënjyer nga fakti se LSI e dridhte sa andej-këndej, mendonin se do të vinin në pushtet.

Në momentin që një ditë u kthjelluan kuptuan që loja tradicionale e Ilir Metës dhe Monikës ku merrte vota nga e majta për t’i vënë në prehër të Saliut u kthye si armë kundër tyre. Pastaj secili fishkëlleu të vetët në shtëpi dhe u reduktua kokoshi”, tha Veliaj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img