Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj: PD-së i ka ngelur ora në vitet ‘96-’97, e vetmja gjë e pandalshme dje në autosallonin 10 milion euro ishte virusi, që gjeti shesh e bëri përshesh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Eljo Hysko, zhvilloi sot një takim me të rinj të Njësisë 5, të cilëve u theksoi rëndësinë e votës për të shenjuar të ardhmen e tyre. Sipas Veliajt, edhe në këtë fushatë atipike, Partia Socialiste ndryshon nga forcat e tjera politike sepse vendos shëndetin e njerëzve në plan të parë.

“Që këtu ndahemi me palën tjetër: Mbi jetën e njeriut nuk ka asnjë interes tjetër. Partitë janë në funksion të njerëzve dhe jo njerëzit qëllim në vetvete të fitores. Ata thonë, “o burra, bëni një autosallon! Lini makinat dhe të gjithë te tribuna!” E vetmja gjë “unstoppable” ishte virusi, që gjeti shesh e bëri përshesh. Ndërkohë, ne besojmë te politika që e sheh pushtetin si mjet për të arritur qëllimet e njerëzve,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se për Partinë Demokratike makina e shtrenjtë përbën ende një status dhe mjet force ndaj njerëzve të zakonshëm. “Me atë që pashë dje, praktikisht më i forti, më i bukuri dhe më i miri ishte ai që kishte “Bentley” dhe “Porsche Cayenne”. Ne jemi një parti që themi, më i miri është ai që del me 10-ta, që përfshihet në komunitet, që adopton një gjysh, ose një gjyshe. Kjo nuk duhet të jetë një garë “kush ka automjetin më të madh e më ndotës”. Kjo duhet të jetë një betejë për kulturë, për qytetari”, vijoi Veliaj, duke shtuar se atyre iu ka ngelur ende ora në vitin 1996.

“Më nxorrën “mallin” e viteve ‘96-‘97. Sot jemi në vitin 2021. Përderisa shoqëria është modernizuar, duhet të modernizohet edhe partia, edhe politika. Por qartazi disa njerëzve iu ka ngelur ora në vitet ’96-‘97”, tha më tej Veliaj.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk e merr të mirëqenë votën e qytetarëve, por punon dhe shërben çdo ditë me përgjegjshmëri dhe përulësi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img