Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Veliaj: PD nuk ka moral, Basha e përdori partinë për të marrë zyra, makina e vila private

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3c939e123e35bd561d73bc1793c40139

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 3, ku zhvilloi edhe një takim me ish-ushtarakë, ku theksoi Partia Socialiste do të vijojë punët e saj për rindërtimin dhe vaksinimin e qytetarëve, si dy nga sfidat më të mëdha, me të cilat është përballur vendi.

 

Sipas tij, edhe pse këto dy tema janë jetike për çdo shqiptar, as PD dhe as LSI nuk i kanë parashikuar në programet e tyre, duke lënë të nënkuptohet se do të humbin në 25 prill.

Veliaj shtoi se forca e Partisë Socialiste është mbi të gjitha fuqia morale, ndërsa PD e ka humbur moralin që kur Lulzim Basha e përdori partinë dhe kauzat e saj për zyra, makina e vila personale.

“Sot ata nuk kanë as forcën numerike dhe as atë morale. Si mund të kesh forcë morale kur proteston për autostradën dhe sapo kape zyrat, e lë protestën?! Si ka mundësi, e bllokoi 3 vjet “Astirin”, sa mori makinën, e la. Ti nuk ke moral kur në vitin e pandemisë the do ju sulem qendrave tregtare, por sa kape vilat, e le”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se është absurde të vihet në diskutim puna që ka bërë Partia Socialiste dhe Edi Rama në këto 8 vite, kur pala tjetër servir rikthimin e tretë të Sali Berishës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img