Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj padit për shpifje Grida Dumën: Dëshirat e disa mafiozëve italianë janë mbledhur në gojën e një trafikanteje apartamentesh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

36c71e30984bc3781bd1f2e0be6d041c

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të padisë në gjykatë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën për shpifje, pasi kjo e fundit e lidhi atë me përgjimet e “Ndraghetës”.

Në një reagim zyrtar, Veliaj thekson se asnjë leje në Bashkinë e Tiranës nuk është ndikuar nga grupe interesash, teksa nuk nguron ta quajë Dumën trafikante apartamentesh.

Veliaj i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë këdo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës lidhur me histori të tilla.

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img