Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj “ngacmon” kandidatët e PD: Si është ajo kënga e tyre “unstoppable”, ne fituam Kavajën dhe Rrogozhinën

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj “ngacmon” kandidatët e PD: Si është ajo

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për median, ku u shpreh shumë i lumtur për fitoren në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Veliaj e ka nisur fjalën duke “ngacmuar" kadidatët e PD, duke përmendur këngën “unstoppable” që ishte dhe ikonë e fushatës së PD.

Ai tha se për të gjithë ata që kanë sharë dhe që kanë ofenduar përgjigja është fitorja në Kavajë dhe Rrogozhinë.

“Përshëndetje si ishte ajo kënga e PD “unstoppable” (kërcen). Sa herë që futet në familjet tona private. Shumë më kanë pyetur a do vini poshtë të flisni, edhe më keni pyetur pse nuk jap një opinon. Sa fitum në Kavajë, kjo është përgjigjia ime për të gjithë ata që na hynë për ditë me gjuhën e urrjetjes për të gjitha ata që na u futen në familje për ata që flasin para kohe, për ata që japin vendimet para kohe. Durimi shpërblehet, puna shpërblehet, dhe fushata jonë pozitive është shpërblyer. Ne fituam Kavajën dhe Rrogozhinën.

Në zona që nuk kanë qenë tradicionale të tonat. Dhe në finale kam një mirënjohje të vecantë për atë që është stafi ynë, por mundi për vite të tëra në këto zona. Ku ndoshta na kanë kërkuar të ulim kokën sot është shpërblyer. Për të gjithë ata të cilët nuk na kanë votuar, di tju them se ata vinë me xhaketë për fushatë.

Ne do ju shërbejmë dhe do u përgjigjemi kërkesave tuaja pavarësisht se për kë keni votuar. Ndaj ju falenderoj me zemër. Faleminderit për besimin. Unë besoj fort që nga sot nis një erë e re për Kavajën dhe Rrogëzhinën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll