Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Veliaj nga Zall-Herri: Zgjidhni atë që nuk na la vetëm në kohë tërmeti dhe pandemie! Të stresuarit t’i lëmë edhe 4 vite pushim!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Zall-Herri, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, bëri thirrje për t’i besuar edhe një mandat të tretë Edi Ramës sepse ai është njeriu që dëshmoi me vepra se iu gjendet qytetarëve jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditët më të vëshira.

“Njerëzit e jashtëzakonshëm i zbulojmë në çaste të vështira, ata janë miqtë më të mirë të jetës, që i kemi më pranë zemrës. E deshi historia që të na përballte me disa sfida, që nuk i kishte në dorë qeveria, për të kuptuar se kush janë njerëzit e mirë, ata që i zgjidhin problemet. Ishte ky moment kur ne zbuluam se Edi Rama mund të ndërtonte shtëpitë, se Edi Rama mund të sillte vaksinën, se Edi Rama mund të ndërtonte infrastrukturën dhe se Edi Rama mund të na bashkonte të gjithëve, përtej bindjeve tona, për të ecur përpara,” tha Veliaj.

Së bashku me kandidatin e PS, Xhemal Qefalia, Veliaj kërkoi nga qytetaët të mos votojnë më për ata që i zë stresi dhe braktisin punët.

“Edhe në vendimmarrjen tonë në politikë, në ditët e vështira duhet të shohim se cilët prej këtyre përfaqësuesve janë miqtë tanë. Është Edi Rama që solli vaksinën e po bën shtëpitë, apo janë këta që fjetën gjumë e që dy vite ikën nga puna, se i kapi stresi nga rrogat e larta? Imagjino sa njerëz në Zall-Herr do të donin ta kishin atë lloj stresi 2 milionë e gjysmë deri në 5 milionë lekë rrogë! Nëse këta janë kaq të stresuar, ikin nga parlamenti dhe këto rroga të larta po i stresojnë shumë, unë kam një propozim, t’i lëmë edhe 4 vite të pushojnë, t’ju kalojë stresi dhe ne, që nuk na kap stresi, kemi zell për të bërë këto punë të ecim përpara bashkë me Edi Ramën”, tha drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës.

Ndërsa, Qefalia shprehu bindjen se Partia Socialiste në Zall-Herr do të thyejë rekord në këto zgjedhje.

“Këtë energji duhet ta përkthejmë në një votë të fuqishme. Mos të ndahemi! Mos të copëzohemi! Mos ta shpërdorojmë votën! Jam i bindur se Zall-Herri do thyejë rekord, ashtu siç ka thyer rekord për të ndërtuar të gjitha shtëpitë e reja të dëmtuara nga tërmeti”, tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img