Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj: Në vjeshtë do të nisë ndërtimi i Teatrit Kombëtar, ja sa do të zgjasë

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj: Në vjeshtë do të nisë ndërtimi i Teatrit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar se në vjeshtë do të nisë ndërtimi i Teatrit Kombëtar.

Ai u shpreh në një intervistë për “News 24” se do të hapet një garë 60 ditore që do zgjasë përgjatë muajve të verës dhe në vjeshtë do të nisë ndërtimi i godinës së re. Sipas tij periudha e ndërtimit të Teatrit Kombëtar do zgjasë dy vite.

Erion Veliaj:  S’do kemi më temë të shkollave me turne, kemi ndërtuar aq shumë shkolla dhe me cilësi. Vetë si Erion jam mësuar jo me bllokimin e këndit të lodrave. Çështja është se ikën një kohë e çmuar që ikën jeta e vendit, jo se mërzitem se më është bërë lëkura shollë, por ikën koha.

Janë flluska, kemi humbur shumë kohë për teatrin. Prona në Tiranë është rritur, edhe kundërshtari vetëm duke na sharë është bërë më i pasur. Tirana rritjen e vet e ka në përfitim të të gjithëve, të gjithë duhet të gëzohemi kur punët i shkojnë kryeqytetit mirë. Besoj se duhet të kemi pakt të madh, të mos vonojmë punën.

Sa i përket Teatrit do hapim garë 60 ditë, periudha e verës dhe në veshtë fillon ndërtimi që do zgjasë 2 vite.

Sa i përket rindërtimit në Kombinat është vonuar se janë rritur çmimet e hekurit, betonit. Po prisnim indeksimin e çmimeve me atë që është sot, e kemi rikuperuar me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Kur thotë një inxhinier që banesa është e pabanueshme, s’duhet jetuar aty. Një deputet që jeton në banesë luksoze s’mund të thotë rrini aty. I fituam 22 gjyqe dhe janë hapur themelet. Atyre politikanëve u them jepuni vilën tuaj në Lalz dhe të mos shqetësohen. Sa kohë nuk jepni ndihmë na lini të bëjmë punën tonë. Na është dashur të largojmë shumë ferra nga këmbët e atyre që po punojnë.

Bllokime pa sens edhe tek 5 maji. Ata do marrin 500 metra katrorë në Tiranë. Këto janë çudira shqiptare, s’jam tërhequr dhe s’do tërhiqem nga asnjë projekt. Brenga ime është kush na e kthen kohën.

Kemi shpronësime në varrezat e Sharrës dhe në Tufinë. Të ndërtosh brenda në varrezë pa leje është thuajse perverse. Të zgjohesh në mëngjes e të pish kafe me xhenaze, se kuptoj. Në varrezë ka lokal, ndërrohen goma makinash. Një ditë do vdes dhe unë, por është në dinjitetin e kësaj administrate që ti pastrojë këto hapësira.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu