Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
27 °
Hën
32 °
Mar
32 °
E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Veliaj në Rrogozhinë: Saliu dhe Meta kanë timonin, Luli është kukulla e tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Rrogozhinës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me komunitetin e zonës atje, ironizoi daljet e fundit në media të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, teksa udhëton me makinë.

albsig

Veliaj tha se Basha ulet në sediljen mbrapa të makinës kohët e fundit, pasi Saliu dhe Meta kanë timonin dhe e drejtojnë atë si të duan.

“Luli ka filluar të ulet në sediljen mbrapa tani se është Saliu me Ilir Metën në timon. Ata e drejtojnë, ai është një kukull, ushtar i tyre. I thonë shko, ik aty bëj figurë, dhe shkon. Hip mbi kofano, hipën mbi kofano. Thuaj budallallëqe, thotë budallallëqe. Ik nga parlamenti, ikën nga parlamenti. Normal që ai do ulet te sedilja mbrapa se në timon është Saliu me Ilir Metën”, deklaroi Veliaj.

Nëse të gjithë bien dakord që nuk mund të kthehen pas te çmenduritë e Metës dhe Saliut, që me veprimet që bëjnë rikthejnë vitet e shkuara, Veliaj tha se zgjidhja është vetëm Partia Socialiste.

“Imagjinoni Presidentin e Republikës të vijë në Rrogozhinë edhe të zihet rrugëve me Policët bashkiakë? Turp i madh. Pyetja është, na duhet një lider i kthjellët si Edi, që edhe në 4 të mëngjesit na mobilizon të gjithëve që të gjejmë njerëzit nga rrënojat, që të fillojmë rindërtimin, që të kapim sa të mundemi vaksina? Apo na duhet një i rrjedhur, si Ilir Meta?”, u shpreh Veliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img