Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Veliaj në Rrogozhinë: Ftojmë dhe të fundit që kanë mbetur në LSI të bashkohen me PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

d5b66bac0403ac40564c40314624b70d

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë.

Ne si PS jemi jemi krahëhapur. Ka vend edhe këtu ku jemi sot për të gjitha rrymat, të gjitha familjet, të gjitha rrënjët tona. Ne vazhdojmë të rritemi në Rrogozhinë, si me komunitetin çam, si me miqtë tanë që vijnë nga LSI-ja dhe nga PD-ja. Ndaj dhe ftesa jonë për demokratët, por edhe për ata të fundit që kanë mbetur te LSI-ja duhet të jetë: eja në një familje që nuk tradhton dhe nuk e lë kurrë fushën dhe përgjegjësinë politike. Ata po sjellin më të lodhurit për t’i ricikluar në Rrogozhinë, ndërkohë që ne po sjellim më të mirët, të rinjtë që kanë energji për ta çuar vendin përpara, sepse ky është drejtimi duhur,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se PS ka sot  jo vetëm ekipin më të mirë, por dhe programin më të mirë.

“Një pjesë të gjërave që Luli me Monikën premtojnë ne tashmë i kemi bërë, si: nafta për fermerët, taksa për turizmin, taksa për biznesin e vogël. Luli llahtarisi Tiranën, inshalla nuk ju vjen këtu të tremben dhe në Rrogozhinë, “do ta bëjmë 0.5% për biznesin e vogël, – tha, – ky është lajmi i mirë”. Pra neve po na premton të rritet taksa, ndërkohë që, të gjithë oligarkët janë super të kënaqur me Lulin. I shau 8 vite por taksën nga 15% do ta çojë 9%. I shan oligarkët, por nga ana tjetër njërit i merr makinën dhe lë “Astirin”, njërit i merr hotelin dhe lë “Rrugën e Kombit”, njërit i merr vilat dhe lë “qendrën tregtare”, njërit i merr vilat e tjera në plazh dhe i lë tenderat. Sistemi ynë i taksave thotë, kush fiton më shumë do paguajë pak më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak, ose zero, në varësi të rrogës që ka,” deklaroi Veliaj.

Më shumë

spot_img