Hapësire reklamuese

Politikë

Veliaj në Këshill Bashkiak rendit punët e bëra nga Bashkia Tiranë këtë vit: Hera e parë që u hapën 14 shkolla brenda një viti, po aq do hapim edhe vitin tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Veliaj në Këshill Bashkiak rendit punët e bëra nga Bashkia

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak renditi një sërë punësh të kryera nga Bashkia e Tiranës përgjatë gjithë vitit 2021. Nga falja e gjobave për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit, te vendimet jo të lehta në fushën e transportit publik dhe shkollat e reja që u hapën këtë semestër në Tiranë, kryebashkiaku renditi punët e Bashkisë këtë vit, si më poshtë:

"Disa nga projektvendimet e rëndësishme që kemi kaluar janë: Kemi falur të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosura ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore. Janë plot 988 gjoba, të cilat janë bërë nul. Lehtësuam barrën fiskale, nëpërmjet krijimit të lehtësirave fiskale ndaj biznesit në kuadër të masave për përballimin e pasojave të infeksionit Covid-19. Përjashtuam nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për biznesin e vogël. Shtymë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021. Rijetësimi i Piramidës së Tiranës, e cila do jetë qendra më e madhe e teknologjisë në Rajon. Ndërtimi i Kampusit UT, për ndërtimin e Universitetit të Arteve si dhe ndërtimin e Akademisë së Policisë.

Gjithashtu kujtoj se ndërmorëm një vendim jo të lehtë në fushën e transportit publik, hoqëm licencën e ushtrimit të transportit urban ndaj një operatori që ushtronte në mënyrë të cunguar dhe në dëm të qytetarëve dhe e zëvendësuam atë me autobusë hibridë dhe me standarde bashkëkohore. S’mund të lë pa përmendur një nga investimet më madhore në Tiranë: Ndërtimin e shkollave! Kemi hapur tashmë 14 shkolla dhe institucione arsimore në Tiranë. “Agron Hysenlliu” në Pezë të Vogël, shkolla “Feti Fanaj”në Mangull, “Lagush Poradeci” në Kombinat, “Qazim Turdiu” në Njësinë 9, “Vaçe Zela” në Don Bosko, “Kristo Frashëri” në Don Bosko, “Myrvete Peza” në Pezë Helmës, “Hasan Vogli” në Njësinë 9, “Murat Toptani” në Selitë, Kopshti “Bletëza Maja” në Fikas, Kopshti “Sunny Hill” me qeverinë e Katarit dhe fondacionin e Dua Lipës në Bllok, në njësinë 5, shkolla ‘’John Kennedy’’ dhe ‘’Nënë Tereza’’ gjithashtu, që do hapen në Janar në semestrin e dytë për efekt të mos transferimit të nxënësve.

Ndërkohë që ka filluar shkolla e re në Qesarakw, që përfaqëson komunitetin e Dajtit dhe të Freskut. Është nw ndërtim shkolla ‘’Bashkim Fino’’ dhe ‘’Andrea Stefani’’, njëra është në njësinë 2 tek Oxhaku, shkolla tjetër është tek rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’. Kemi përuruar 14 shkolla në një vit. Po kaq do të kemi edhe vitin tjetër, të cilat janë në proces”, tha Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu