Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj: Mos e ngacmoni Belindin sa te futet në listën e PD, se e kemi dhëndër në PS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ecfaddc2f56ce21aab4644b5845b54f4

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot ne Kombinat, ku ka komentuar kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në liste kreun e forumit rinor, Belind Këlliçi.

Veliaj ka bere thirrje qe te mos ngacmohet Këlliçi, sa te zyrtarizohet futja e tij ne liste.

“Partia tjetër ka sjellë në Kombinat atë të FRPD-së. Ai është dhëndër në partinë tonë. Do na shajë sa të kapë vendin në listë, por jam i sigurt që do jetë i pari që do i hidhet Lulit në fyt kur të humbin zgjedhjet,” deklaroi Veliaj.

Nderkaq, Veliaj shtoi se kombinatasit nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së.

“Partia Socialiste ka sjellë në Kombinat Belinda Ballukun, ministren më të fuqishme, sepse zona më e prekur nga tërmeti do edhe njerëzit më të fuqishëm. Shikoni palën tjetër kë ka sjellë: E dëgjoja Monikën kur thoshte, “kjo është nxënëse e shkëlqyer, farmacistja me 10-ta”. Pashë dëftesën, ajo ishte me 5-sa. Po pse, ngelësat e Monikës do votojë Kombinati?! I bie që Kombinati të mos ketë pikë dinjiteti për veten e vet që të pranojë se më e mira e shoqërisë sonë është dikush që mbaron me 5-sa. Me 5-sa në kohë pandemie, doktoresha me 5-sa, farmacistja me 5-sa, dhe e kupton pastaj si i kemi punët me këta kundërshtarët tanë,” u shpreh Veliaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img