Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Veliaj mesazh ultimativ Shoqatave të Urbaneve: Do kontrolloj vetë linjat, kush nuk do të punojë “bela ciao”, të shkojnë të merren me jahtet e tyre, por s’bllokojnë dot qytetin

spot_img

Lajme të ngjashëm

87ff95fbe5191dc3f60c51815abc6155

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dërguar një mesazh ultimativ Shoqata të Urbanëve gjatë inspektimit të disa rrugëve në Njësisë Nr.11.

Ai është shprehur se do të kontrollojë vetë linjat urbane, konktretisht do të fillojë me matjet e frekuencave me anë të një raporti ditor.

Veliaj ka theksuar se kush nuk do të punojë të largohet dhe mos të mbajë Tiranën peng.

‘Ne kemi filluar sot të gjitha matjet e frekuencave, çdo 5 minuta siç e kemi parashikuar nga angjencia e mbrojtjes së konsumatorit. Me matjet e frekuencat do të fillojmë një raport ditor, sot, nesër dhe pasnesër, në fundjavë do marrë vendimet dhe javën tjetër ‘Bella ciao’ për të gjithë ata që mendojnë se është gallat. Kështu mendoninn se ishte gallat edhe ata te Astiri dhe te Teatri, doli që s’ishte gallat. Durimi ka kufi, robi të thotë një herë, dy herë, tre herë. Nëse dikujt nuk i del, sepse ka blerë jahtin e ri, ka pronar linjash autobusash me jaht, ka probleme me biznese të tjera, nuk është transporti publik për ta shprehur. Këto tre ditë unë do shoh frekuencat dhe kush nuk  i zbaton, le të shkojë në shpi, të vajis jahtin e vetë, por nuk do mbaj peng Tiranën’, tha Veliaj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img