
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tij , kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
“Shpesh zoti na shtyn për mirësi, përqafime e bashkëpunim pa e kuptuar pse. Por me sa duket ka një pse! Prehu në paqe miku ynë, Haxhi Memolla, kryetar i Bashkisë Rrogozhinë! Ike beftas e dhurove veç buzëqeshje, dashuri e përkushtim për qytezën e vogël e gjithë ne që të njohëm”, shjkruan Veliaj në mesazhin e ndjerë.
Kryebashkiaku socialist ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë në Peshkopi duke konsumuar kafe në lokal pasi kishte shkuar të shihte ndeshjen Korabi – Egnatia.
Memolla njihej edhe si biznesmen. Ai ishte pronar i restorant “Memolla” në Rrogozhinë. Sakaq ai ishte i martuar dhe babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.