Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Veliaj me komunitetin e Lagjes 13: Meta e Saliu qimen e ndërrojnë, por zakonin s’e harrojnë; janë në dëshpërim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6f7728275a90c77da7cc3d6bba994442

Të gjithë e kanë kuptuar këtë mesazh, pas sjelljes së djeshme të Presidentit, tha Veliaj sot në takimin me komunitetin e Lagjes 13.

“Ishte një dëshpërim shumë i madh, një moment ku sigurisht vihesh në sëkëlldi për kombin tend, për imazhin dhe për faktin se si të huajt nuk e kuptonin dot pse Presidenti i Republikës zihej me dezhurnin e një prej godinave bashkiake. Shpresoj shumë që ta kuptojnë të gjithë mesazhin”, tha Veliaj.

Por, ajo që ndodhi nuk përbën asnjë çudi, sipas Veliajt, pasi Meta dhe Saliu me shokë janë të njëjtët njerëz që në 2021 rikthejnë ’97, 98′ apo 21 Janarin.

“Imagjinoni, dy njerëz që i kanë shërbyer qytetit dhe shohin se si presidenti i Republikës u rreh babanë. Në vitin 2021, jo në ’97, jo në ’98, jo 21 janar, jo Gërdeci! 2021! E dini çfarë? Se janë të njëjtët njerëz që bënë edhe ’97, edhe ’98, edhe 21 janarin, edhe Gërdecin, dhe duke qenë se qimen e ndërrojnë por zakonin s’e harrojnë, dalin në origjinë. Saliu e Ilir Meta nuk ndryshojnë dot në këtë fazë dhe inatin e sondazheve, inatin që po shkojnë si kovë pusi, e shprehin me shërbëtorin e parë publik që u del përpara. Pijnë që në 07:00-08:00 të mëngjesit; në orën 12:00 janë llucë dhe pastaj kush t’u dalë përpara dru e hu. Kjo është diferenca”, u shpreh Veliaj.

Për ata të LSI-së apo PD-së, kryebashkiaku u shpreh se janë njerëz të thjeshtë dhe nuk kanë lidhje me liderët e tyre që e kanë humbur toruan.

“Ata të LSI-së dhe ata të PD-së kanë ambicie si tonat, se janë njerëz prej mishi e prej gjaku, prandaj pjesa e lidershipit të tyre e kanë humbur toruan. Ne na duhet të flasim me ndjekësit e tyre për t’ju thënë: Do ndiqni një të marrë e të shkoni në greminë apo do bashkoheni me pjesën e shëndoshë të shoqërisë, që punon për brezat që vijnë, që punon që ky kopshti këtu të jetë investimi i radhës, që punon që ai liqeni që është pjesë e njësisë suaj të pastrohet nga zaptimi e të ketë mundësi të jetë një nga xhevahiret e Tiranës siç është kthyer sot”, përfundoi Veliaj.

Më shumë

spot_img
spot_img