Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj: Listat e PD-së i bëri kunati dhe dhëndurët e Lulit dhe Saliut; PD nuk rregullon dot as gropat në oborrin e SHQUP-it

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9e27b31d6f935be51f05c310fab758e2

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ndryshe nga PD-ja, ku listat i vendosën kunetërit dhe dhëndurët, tek Partia Socialiste vendimin e mori Kryesia e partisë.

Duke folur për Report TV, Veliaj u shpreh se diskutimet në PS janë të shëndetshme, ndërsa në PD listat hartohen fshehtas dhe nga vetëm nga dy familje, ajo Basha dhe Berisha.

“Secili prej nesh pati mundësinë që për të gjithë kandidatët të bënte një rezyme dhe të shpjegonte logjikën dhe strategjinë e fushatës, sipas çdo qarku. E bëmë këtë edhe me praninë e të gjithë anëtarëve të tjerë të Kryesisë dhe vetëm pas këtij debati morëm një votim unanim për të çuar listën në KQZ. Më duket se tek PD nuk ndodhi kështu, ku si gjithmonë bëhen fshehurazi, pasi është një parti që menaxhohet nga dy familje, familja Basha dhe familja Berisha, në një familje ku më shumë vendosin kunetërit dhe dhëndurët.

Ju garantoj që në PS është më mirë që ka debat se është më e shëndetshme, por nuk vendosi një kunat apo një dhëndur, por vendosi kryesia e PS. Kjo na dallon për faktin që kemi këtë frymë debati. Debati nuk konsistonte në emra të përveçshëm, por në parimet që kishim aplikuar për të bërë këtë renditje dhe këtë listë. Ata e çuan listën fshehurazi, e çuan gabim, e çuan me numra shtesë dhe ua ktheu KQZ mbrapsht. Imagjino një parti që nuk rregullon dot as oborrin e vet apo nuk çon dot një listë exel-i tamam, nuk mund të qeverisë shqiptarët”, deklaroi Veliaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img