Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Veliaj: Ky është tallashi i presuar me të cilin është ndërtuar Teatri, Berisha dhe Basha e lanë jashtë listës së Monumenteve të Kulturës

spot_img

Lajme të ngjashëm

a329e1c2efeb838d9510a178820c5f52

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar live materialet me përmbajtje shkrepëse me të cilat është ndërtuar godina e teatrit kombëtar nga italianët gjatë pushtimit.

Duke folur në News 24, Veliaj theksoi se godina aktuale është ndërtuar si godinë e përkohshme me shkrepëse të ricikluara duke mos ofruar asnjë standard.

 “Ja ku është materiali me të cilin është prodhuar teatri, të gjitha këto janë shkrepse nga një fabrikë italiane në vitin 39, të cilat për ti ricikluar në një vend që sapo ishte pushtuar që ishte Shqipëria ku do të ndërtoheshin kazerma, vendos që çfarë  ngelej nga tallashi i shkrepëseve. Ky është muri I teatrit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë sqaroi se ata që sot dalin e flasin sikur janë në mbrojtje të teatrit, kur ishin në pushtet e cilësuan godinën e Teatrit të pavlerë. Duke cituar vendimin nga qeveria Berisha ku edhe Lulzim Basha ishte ministër, Veliaj theksoi se Teatri u la jashtë listës së objekteve të vlerësuara si monument kulture, ndërsa përfshinë banka arabe dhe klinika mjekësore.

 “Partia të cilën ka themeluar Z. Budina dhe ku shërben sot këshillin drejtues në vitin 2007 ka qenë në pushtet dhe në vitin 2007 ka bërë një listë të 108 institucioneve që duhen marrë në mbrojtje si monumente kulture në Tiranë. Ka qenë Ministër Lulzim Basha, kryeministër Z. Berisha nga 108 institucionet ndër të cilat po të përmend disa pikante, klinika mjekësore qeveritare është monument kulture sipas qeverisë së Partisë Demokratike, banesë kolektive 5-katëshe në adresën rruga “4 dëshmorët”, pra aty ku është Libri universitar një ndërtesë relativisht e rëndomtë megjithatë Partia Demkratike ka cituar monument kulture. Ka cituar monument kulture bankën arabe, ka cituar monument kulture laboratorin e kriminalistikës  tek rruga prap  “4 Dëshmorët”,”tha Veliaj.

Më shumë

spot_img