Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
71 %
1.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
12 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Veliaj jep dy LAJME TË MIRA: Bashkia e Tiranës fal 988 gjoba për ata që kanë ndërtuar pa leje pas tërmetit. Bizneset e vogla nuk do të paguajnë për hapësirën publike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë sot disa lajme të mira për qytetarët.

Gjatë një komunikimi “live” në rrjete sociale, Veliaj tha se Bashkia si fillim do të falë plot 988 gjoba për të gjithë ata qytetarë që në kushte të jashtëzakonshme kanë ndërtuar pa dalë ende leja, dhe kjo ka ndodhur pas tërmetit të shtatorit dhe atij shkatërrimtar të nëntorit.

Veliaj: Lajmi i parë i mirë është që ne falim 988 gjoba që inspektoriatet e ndryshme të ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që në kushte pas tërmetit filluan të ndërtonin vetë dhe ndoshta nuk aplikuan në kohë për të gjithë dokumentet dhe lejet e nevojshme. Situata ishte e jashtëzakonshme dhe nevoja ishte e jashtëzakonshme. Ndaj ne marrim këtë vendim për të falur gjobat duke kuptuar kontekstin mbi të cilin u bënë këto ndërtime. 988 gjoba bëhen nul kjo do të thotë që bie dhe nevoja për përmbarimin apo për të gjitha debitë që mund të reflektohet në llogarinë e këtyre qytetarëve.  

Bashkia e Tiranës gjithashtu ka vendosur që t’u vijë në ndihmë edhe bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej pandemisë. Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restauranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël.

Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

“Siç kemi premtuar, sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të Covid-19. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021. Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj”, theksoi Veliaj.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img