Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj inspekton punimet për ujësjellësin në Kinostudio: Përfitojnë 2400 banorë, rrisim cilësinë dhe orarin e furnizimit me ujë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

faae481ed63e439311dd13931c005c2e

Banorët e zonës së Kinostudios do të marrin furnizim më të mirë me ujë falë investimit që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po kryen këto ditë në bllokun që kufizohet nga rrugët “Pjetër Dungu”, “Pjetër Gaçe” dhe “Agim Progdani”. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit, i cili rrit cilësinë e ujit dhe orarin i furnizimit me 50%.

Veliaj u shpreh se 70% e Tiranës ka sot 24 orë ujë, ndërsa po punohet përditë edhe me pjesën e mbetur, që të kenë të njëjtën sasi dhe cilësi uji.

“Kemi bërë një tangenciale, e cila e çon ujin direkt tek zona e Astirit, e cila më parë furnizohej nga puset. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në Kinostudio. Janë zona jashtë Tiranës, të cilat ende duhet të përfitojnë 24 orë ujë. Me këtë investim, tre lagje të Kinostudios, duke filluar nga rruga “Ura”, këtu përballë Kinostudios dhe Ministrisë së Kulturës, dhe gjithë pjesa mbas IKV-së, në drejtim të Dajtit dhe Teleferikut, futen në një regjim të ri uji. I kërkojmë banorëve mirëkuptim në këto 6-7 javë, sa të mbarojmë rrjetin kapilar”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në këtë zonë nuk ishte vënë dorë që në vitin 1975. “Zona nuk është prekur që nga koha e kinostudios “Shqipëria e Re”, ndërkohë tani planifikojmë jo vetëm kompensimin e gjithë këtyre viteve të munguara, por edhe sa do rritet zona në të ardhmen. Tirana po vjen e zgjerohet, zona e Freskut, zona e rrugës së Tufinës ka nisur të urbanizohet, po ashtu zona e IKV-së, gjithë zona e Teleferikut janë urbanizuar mjaftueshëm”, përfundoi ai.

Investime nga ana e UKT-së kryhen çdo ditë për të realizuar një përmirësim tërësor të cilësisë së furnizimin me ujë në të gjithë Tiranën.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img