Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Veliaj i përgjigjet denoncimeve të PD: Databaza zbuloi se Fahri Balliu voton LSI-në, por është një tabelë e manipulueshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se databaza e publikuar në disa media, është një tabelë exceli e manipulueshme.

I ftuar në “Real Story” në “Neës 24”, Veliaj tha se Partia Socialiste, si çdo parti tjetër e madhe kudo në botë, ka informacion mbi listat e zgjedhësve.

“Të gjitha partitë kanë një databazë. Kam parë vetëm fotografi të diçkaje që në pamje të parë nuk është databaza jonë. Por që s’ka asnjë dyshim që partitë serioze e marrin listën e zgjedhësve dhe mundohen të krijojnë sa më shumë kontakte, qoftë për mënyrën se si komunikojnë me elektoratin. Informacioni mbi listën zgjedhore është një mundësi për të komunikuar. Portali opozitar nuk na ka ofruar databazën që mund ta verifikojmë. Ka prodhuar një tabelë excel e cila është diçka e manipulueshme. Po të kishte ndonjë interes këta e conin të gjithën në Prokurori. Në momentin që kjo kthehet në një lojë për kë voton filan analist që ështe me LSI dhe jo me PD, kjo është e gjitha një thashathmnajë nga ato tipike që ka parë Tirana. Prandaj, kush e ka le ta cojë në Prokurori, ne nuk bëjmë dot gjykatësin. Me cfarë pashë ishte një tabelë exeli e manipulueshme e cila mund të vendosë te emri yt cilindo nga koalicionet. E gjitha një lojë. Sapo doli vjedhja e votave të LSI në Pukë, doli tabela e exelit dhe gjëja më e madhe ishte që Fahri Balliu votonte LSI dhe jo PD,” tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se kriminale është ajo që parti të vogla si LSI bëjnë me blerjen e votës. “Është tjetër gjë databaza e asaj që u kap në Pukë, që ishte listë pagesë dhe jo listë zgjedhësish. Flasim për dy botë të ndryshme. Flasim për një parti që bën një fushatë inteligjente dhe për një parti që në fakt shkon e blen listën e zgjedhësve,” u shpreh Veliaj.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img