Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

VELIAJ frymëzohet nga Çlirimi i Tiranës: Rast unik në Europë dhe në botë, të integrohemi në BE njësoj si mundëm pushtuesit e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b81d4aa0e2d57e97c291f8c0950abd1a

Në fjalën e tij me rastin e përvjetorit të 75-të të Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazi-fashistë, kryebashkiaku Veliaj ngriti lart sakrificën e dëshmorëve partizanë në largimin e forcave gjermane në 17 nëntor 1944.

Në monumetin e ”Ushtarit të Panjohur”, Veliaj bëri thirrje që rinia dhe qytetarët e sotëm të frymëzohen dhe të marrin shembull për zhvillimin e Tiranës dhe kryeqytetit. Ai kërkoi që të kontribuohet për integrimin e Shqipërisë në BE me të njëjtin përkushtim të martirëve komunistë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore.

Ai e konsideroi çlirimin e Tiranës si ”rast unik në Europë dhe në botë, pasi arriti të fitohej pa ndihmën e forcave ushtarake të huaja.

”I them çdo qytetar të Tiranës të ndihet krenar. Në ditarin e një ushtari gjerman përshkruheshin e sulmet e partizanëve, ku thuhet ‘të krijohej përshtypja se ishte një poppull partizan, mezi pinin një cigare, sa më shumë vriteshin sa aq më shuë shtoheshin’.

Antifashizmi mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë. Mijëra të rinj, 14-15 vjeç e deri në 20 vjeç ishin kontigjenti më i madh për çlirimin e Tiranës. Synojmë të jemi kryeqytetit më i madh europian i të rinjve në 2020.

Në 1942, ishte vala më e madhe e kthimit të të rinjve në vend, sepse ata që studionin jashtë, pranuan të bënin një sakrificë sublime. Edhe sot të thërrasim të gjithë ata që mund t’i japin një dorë të Shqipërisë.

Shumë vajza dhe gra partizane mbajtën barrën e luftës ndaj Shqipërisë, respekte ndaj grave dhe vajzave që dhanë jetën,.

Jam krenar që jam socialist, sepse atë traditë që e kemi patur e kemi kthyer në ‘kushtetutë’, ku kemi 50% gra dhe vajza të reja. Në këtë mënyrë mund të arrijmë emancipimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Kishim Mamicën dhe Shote Galicën, por erdhi rasti i dytë në Luftën e Dytë Botërore ku u shtuan radhët e luftëtarëve me vajza të reja.

Disa prej dëshmorëve janë të njohur, disa po, prandaj jemi për t’i përkujtuar bashkë te ‘Ushtari i Panjohur’. Tirana pati 127 dëshmorë deri në orën 5 të mëngjesit në 17 nëntor. Shumica e dëshmorëve janë nga shtëpi debabaded tironse. T’u jemi 127 herë mirënnjohës dhe të njohim të gjithë ata që dhanë jetën.

Mirë është të dimë dhe palën tjerër. Sot vazhdon të ketë bashkëpunim me fashizmin, duke minuar të drejtën e luftës. Në arkivat gjermane, thuhet se mbi 1600 trupa gjermane u përfshinë në betejën e Tiranës. Ky raport flet në favor të një beteje, gjermanët nuk ishin për pushime, ata u mposhtën nga rezistenca e këtij populli. Tirana është unike në Europë dhe në botë, i çliruar vetë, pa prezencën e trupave të huaja. Sot lipset të festojmë dhe të kujtojmë problemet që ka vendi. Shumë probleme nuk kanë ardhur nga pushtuesit, por nga një minorencë që mohon shumë gjëra. Sot do të kemi një ceremoni tjetër, përurimin e stadiumit kombëtar. Kujtoj që u sulmua kryeministri për atë stadium, nuk mund të financonim me paratë e buxhetit, por arritëm me paratë private. Punët e mira i bllokojnë stërkëmbëshat, sabotimin e bën secili prej nesh. Si në atë kohë edhe sot, mesazhi është i njëjtë: kur shqiptarët bëhen bashkë nuk ka forcë ti ndajë.

Të mos i hapim probleme Shqipërisë, të anëtarësohemi në BE, duke luftuar njësoj si partizanët që nuk trembeshin nga përmasa e luftës. Siç mundëm nazifashistët, të bëjmë Tiranën Europiane në 100 vite. Vitin tjetër Tirana bën 100 vite. Secili sot të vendosë nga një flamur në shtëpi”, u shpreh në fjalimin e tij kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img