Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Veliaj e nis fushatën nga Njësia 5: Parking-mitingu i PD-së, si varrezë makinash, në kundërshtim me rregullat e Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fushata elektorale këtë herë do jetë ndryshe. Kjo u duk qartë edhe në hapjen e djeshme të fushatës elektorale të Partisë Scoialiste, mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”. Sot, nga Parku Olimpik i Tiranës u prezantua kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste për Tiranën, Pandeli Majko.

Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste do të zhvillojë një fushatë qytetare, gjë që e tregoi edhe në çeljen e saj, ndryshe nga opozita që nuk kujdeset për shëndetin e njerëzve, por organizon festa covdi.

“Ne do i respektojmë të gjitha rregullat dhe protokollin sepse besoj se duke u kujdesur për shëndetin, japim edhe një mesazh të fortë, se në qoftë se politika nuk kujdeset për shëndetin, por organizon festa Covidi, atëherë do të thotë se kemi çeduar tek misioni ynë, që është t’i shërbejmë qytetit dhe shëndetit të çdo qytetari. Kur krahason se me çfarë pamë te sheshi “Nënë Tereza”, një parking-miting, më dukej si një varrezë makinash ose ato që shesin buzë rrugës, edhe mendova, sa pak gjëra kanë ndryshuar që nga ’96 për atë pjesë të politikës, edhe sa shumë gjëra kanë ndryshuar për ne, që prapë vazhdojmë të ndryshojmë dhe kërkojmë të sjellim më shumë ndryshime”, u shpreh Veliaj.

Ishte kryebashkiaku Veliaj ai që lexoi pyetjet e qytetarëve drejtuar kandidatit për deputet Pandeli Majko, duke ritheksuar se kjo fushatë do jetë digjitale, në respektim të rregullave të vendosura në kuadër të Covid 19. I pyetur për mënyrën e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike në kundërshtim me çdo rregull të vendosur, Majko theksoi se ata treguan veten e tyre.

“Ne kemi detyrë që mitingun më të madh ta bëjmë te kutia e votimit. Kundërshtarët na ndihmuan sepse shumë njerëzve, të cilët mbase ishin në një lloj udhëkryqi, por sa i përket votimit ju treguan se kush është alternativa tjetër që mund të vijë. Ne respektuam të drejtën qytetare për shëndetin dhe respektuam ata që janë mbretërit e kohës sonë. Mbretërit e kohës sonë janë mjekët dhe jo pa qëllim, ne në krye të listës së Tiranës kemi vendosu dy shkencëtare, dy gra të cilat janë protagoniste dhe zëdhënëse të opinionit publik për dy nga çështjet themelore që po kalon shoqëria Shqiptare, tërmetin dhe korona virusin”, sqaroi Majko.

Ai gjithashtu komentoi edhe vendosjen i 19-i në listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës. “Çfarë mendimi ka Pandi që është kaq poshtë në listat e PS në Tiranë?”, ishte pyetja. Ndërsa Majko tha se është një përgjegjësi përballë elektoratit socialist.

“Në listën e PS gjërat nuk diskutohen poshtë e lart. Diskutohet linja e zjarrit dhe ndjesia që ne nuk mund të kërkonim nga deputetët më të rinj përgjegjësi që i takonin më të vjetërve. Kjo është një përgjegjësi, duke u vendosur te vija e zjarrit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Edi Rama, edhe Gramoz Ruçi, edhe Niko Peleshi, të njëjtën gjë kanë bërë të gjithë shokët tanë që marrin përgjegjësi përballë elektoratit socialist për t’ju thënë të gjithëve që zgjedhjet dhe mandati i tretë është një sfidë e jashtëzakonshme”, theksoi ai.

Më shumë

spot_img
spot_img