Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Veliaj do të padisë Grida Dumën për shpifje, reagon PD: Nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor, askush nuk mund të na e mbyllë gojën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

895fb7efb3ea503d0bdcb6c45959f743

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur ditën e sotme se do të padisë ish-deputeten e Partisë Demokratike për shpifje, pasi kjo e fundit e lidhi atë me përgjimet e “Ndraghetës”.

Ndërkohë për këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, që shprehet se nuk kanë frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen e tyre.

PD me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Rama ka si qëllim të vazhdojë të qeverisë në kurriz të popullit, por askush nuk do t’i mbyllë gojën demokratëve për të folur të vërtetat.

“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar.

Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.

As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, thuhet në reagimin e PD.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img