Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Veliaj dhe Manastirliu nisin aksionin e ndërgjegjësimit për vaksinimin ndaj Covid-19: Fushatë derë më derë, të komunikojmë me çdo qytetar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me administratorët e njësive bashkiake njoftuan nisjen e fushatës derë më derë me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19. Veliaj tha se teksa Tirana vitin tjetër do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet që e gjithë popullsia të jetë e vaksinuar.

“Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën. Vitin që vjen, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” do e kemi taksative nga Brukseli bërjen e vaksinës. Në çdo aktivitet do kërkohet vaksina. Do bëhet e pamundur të shkosh në aktivitete, sidomos këto që kanë edhe vulë ndërkombëtare, nëse nuk ke bërë vaksinën. Do kemi një kontroll të dyfishtë edhe nga autoritetet vendore edhe nga ato ndërkombëtare”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje administratorëve që të fillojnë komunikimin me çdo banor që të vaksinohet. “Çdokush duhet të kuptojë që ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne duhet të fillojmë të komunikojmë dhe ta trajtojmë këtë si një fushatë të madhe emancipimi. Ne të gjithë bëjmë siguracionin e makinës, ndërsa për shëndetin jo! Siguracioni për të dalë secili prej nesh në rrugë është vaksina”, vijoi më tej Veliaj.

Kreu i Bashkisë njoftoi se fushata e madhe e vaksinimit në Tiranë do të nisë javën e ardshme. “Duke filluar nga java tjetër unë edhe Ogerta do bëjmë një tur në të gjitha njësitë, do bëjmë takime me komunitetin për të folur për këtë temë”, pohoi Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se deri tani në Tiranë është vaksinuar afro 30% e banorëve. Ajo theksoi se aksioni për vaksinimin ka filluar në gjithë bashkitë e vendit.

“Besoj fort në angazhimin e Bashkisë së Tiranës, në prioritetin që kryetari i Bashkisë do t’i japë këtij aksioni  për të shkuar derë më derë, për të komunikuar me çdo qytetar, sidomos me të rinjtë”, theksoi Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img