Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Veliaj dhe Balluku prezantojnë projektin e nënkalimit te ‘Shqiponja’, ja si do duket

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës, Belinda Balluku, si dhe ministrja për Sipërmarrjen, Sonila Qato kanë prezantuar projektin e nënkalimit tek Shqiponja.

Në prezencën e ekspertëve teknik, anëtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) drejtorit teknik Enton Bunavisë si dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkrelit, u bë paraqitja e projektit dhe vlerësimi teknik.

Sipas pjesëmarrësve projekti do të ndahet në dy nivele, në nivelin e nëntokës dhe në nivelin zero, e cila do të jetë një vepër ekologjike e më efikase si një rrugë e kategorisë A urbane.

Në rikualifikimin urban të kësaj zone, do të bëhet edhe vlerësimi teknik, si dhe studimi krahasimor për projektin e parë dhe të dytë në zonën e njësisë 7 dhe në rrugën Teodor Keko deri në zonën e Casa Italias.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren Qato e Balluku, bënë me dije se tashmë është miratuar zona e shpronësimit ku do të kalojë gjurma e projektit, qeveria ka miratuar me VKM shpronësimet dhe tashmë kjo gjë mund të quhet një proces i mbyllur./newsbomb.al

projekti.jpg

unaza.jpg

mbledhja.jpg

Më shumë